‘Shkrihet’ reparti në Zall Herr / Pas kanabisit lirohen 4 ushtarakë, pritet vendimi edhe për 10 të tjerë

57
Sigal

“Furtunë” dhe masa administrative në repartin ushtarak të Zall Herrit, ku u zbuluan rreth 125 bimë të kultivuara me kanabis një javë më parë.

Përveç 3 ushtarakëve të arrestuar më herët, pas një mbledhjeje urgjente, Ministria e Mbrojtjes ka liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të këtij reparti, ku ndodhi ngjarja.

Bëhet fjalë jo vetëm për anëtarë të repartit ushtarak, por edhe të policisë ushtarake dhe inspektorë të krimeve që janë pjesë e policisë ushtarake, të cilët kanë vepruar në dyshimin se kanë shpërdoruar detyrën.

Janë liruar nga detyra:

1.Specialisti për siguri në në seksionin e zbulimit

2.Specialist për infrastrukturën/MNZSH

3.Zëvëndës Komandant toge në Kompaninë e mbështetjes

4.Magazinier/shofer në Kompaninë e Mbështetjes

Propozimin për lirimin nga detyra dhe nxjerrjen në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm të FA të 6 ushtarakëve të FT dhe 4 ushtarakë të Policisë Ushtarake.

1.Komandanti i Repartit Ushtarak

2.Komandanti i Policisë Ushtarake

3.Shefi i Shtabit i Repartit Ushtarak

4.Shefi i Seksionit të Zbulimit i Repartit

5.Komandanti i Kompanisë Mbështetëse të Repartit

6.Specialist për gatishmërinë dhe Operacionet

7.Specialist për Zbulimin në Repartin ushtarak

8.Inspektor i Policisë Ushtarake

9.Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake

10.Ndihmës Specialist/Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake

Po ashtu, është marrë masë disiplinore “Zgjidhje e kontratës së punës” për një Inspektor/Ekspert i Ekzaminimeve Kompjuterike të PU si dhe masa disiplinore “Paralajmërim për zgjidhje kontrate” për Shefin e Sektorit të Policisë Kriminale në Policinë Ushtarake.

Deri tani nga hetimet, ende nuk janë konstatuar kush janë kultivuesit, banorët e zonës apo kanë bashkëpunëtorë, ndërsa kjo pritet të konfirmohet nga policia kriminale.

Në rrëfimet e tyre, tre ushtarakët e ndaluar insistojnë se e kishin të pamundur të kontrollonin zonën e pyllëzuar që është e shtrirë mes dy fshatrave të Kamzës dhe Zall Herrit.

Ajo që është kundër tre ushtarakëve të arrestuar është edhe firmosja e një dokumenti në periudhën qershor-korrik, ku ata konfirmojnë si inspektorë se nuk kishte bimë të kultivuara në brendësi të repartit. Ky është rasti i pari që në një bazë ushtarake gjendet drogë e kultivuar, duke u shndërruar në një skandal politik.