Shkon në tetë numri i fëmijëve të infektuar me koronavirus në Shqipëri

316
Sigal

Është rritur numri i fëmijëve të infektuar me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 277 të infektuar në vendin tonë, tetë prej tyre janë fëmijë, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me virusin vdekjeprurës 18 raste të reja.

Nga ana tjetër, një tjetër i prekur me COVID-19 ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, duke e çuar në 16 numrin total të viktimave.