Shkon në gjashtë numri i të infektuarve me koronavirus në Shkodër, 35 vjeçari nga Vau i Dejës niset drejt Infektivit

418
Sigal

Shkon në gjashtë numri i të infektuarve me COVID 19 në qarkun e Shkodrës.

Një 35 vjeçar nga Vau i Dejës është nisur drejt Tiranës, pasi ka rezultuar pozitiv në testin e bërë.

Ai kishte ardhur nga Italia dhe pasi ka shfaqur probleme pneumonie, është drejtuar fillimisht në spitalin e Shkodrës.

Pasi ka bërë testin me tampon ka rezultuar pozitiv dhe më pas është nisur drejt spitalit infektiv në Tiranë.

Tashmë ka shkuar në gjashtë numri i të prekurve në qarkun Shkodër teksa tre janë nga Puka, një nga Vau i Dejës, një shkodrane që jeton në Tirane dhe një oficer i policisë gjyqësore në Shkodër.