Shkoi për pushime tek e bija, por burri humb jetën sapo hyn në det

239
Sigal

Një i moshuar është mbytur në plazhin shqiptar këtë pasdite. Policia thekson se ka humbur jetën në det 78-vjeçari F. L., banues në Gjirokastër.

Viktimë ka mbetur i moshuari Foto Labi, i cili dyshohet se ka pasur probleme kardiake dhe ka pësuar infrakt, duke u larë në det. Ai kishte shkuar në Shëngjin te goca e tij, që jetonte aty.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 08.05.2021, në Shëngjin, Lezhë është mbytur në det shtetasi F.L.,78 vjeç, banues në Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.