Shkodra “zgjohet” me krisma/ Vritet një person me armë zjarri, një i plagosur

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, teksa një person tjetër ka mbetur i plagosur sipas informacioneve paraprake.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në lagjen “Rus” të qytetit verior. Viktima mësohet se është shtetasi Naim Bajri, 68 vjeç. I plagosur ka mbetur shtetasi Astrit Zeneli, 58 vjeç. Si viktima dhe i plagosuri janë banues në fshatin Dobraç, Shkodër.

NOA

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur detaje mbi ngjarjen. Zona është rrethuar dhe janë ngritur disa postblloqe policie për krehjen e zonës dhe kapjen e autorëve.