Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Drejtori i Ujësjellësit

319
Sigal

Të tjera detaje janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri këtë pasdite ne Shkodër. Burime për mediat bëjnë me dije se nga të shtënat ka mbetur i plagosur Drejtori i Ujësjellësit në këtë qytet Mark Molla.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes por mësohet se policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije nga autoritetet.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në stacionin e trenit në këtë qytet.