Sigal

Rikthehen ashper grabitjet ne Shkoder. Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin veruior kur  tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë shkuar për të grabitur shtetasin Agron Veseli, 62 vjeç në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”.

Grabitësit pasi hynë brenda shtëpisë kanë goditur disa herë 62-vjeçarin dhe i kanë kërkuar paratë duke e kërcënura se do ta vrisnin. Pas një njoftimi nga komshinjtë, policia ka mbërritur në vendngjarje.

Pas një përleshjeje fizike me policinë, njëri prej autorëve të dyshuar, Pëllumb Kolbuçaj u arrestua. Policia ka ndaluar edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si bashkautorë.

62-vjeçari që u sulmua duke tentuar ta grabisin ka marrë plagë në kokë, fytyrë dhe trup. Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Shkodrës.