Bllokimi i pagave/ Reagon rektori Koni: Presioni ndaj pedagogëve po bëhet me bukën e gojës, të ardhurat janë të garantuara

631
Mynyr Koni: Presioni ndaj pedagogëve po bëhet me bukën e gojës 
Pas vonimit të pagesave për pedagogët e Tiranës, ka shprehur shqetësimin dhe rektori i Universitetit të Tiranës
Jam shumë i shqetësuar në lidhje me mospagesën për punën tuaj të kryer për muajin Janar 2018. Ky është një veprim i paprecedentë nga autoritetet përgjegjëse të ngarkuar me ligj, Bordi i Administrimit dhe Administratori i Universitetit. Në pritje të daljes të një akti nënligjor, kjo ka bërë të mundur që të bllokohet transferta e pakushtëzuar për Institucionet e Arsimit të Lartë publik

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka reaguar pas vonimit që po bëhet me pagesat e pedagogëve. Me anë të një statusi në rrjetin e tij social në Facebook, Koni ka bërë një deklaratë ne lidhje me këtë situatë. Ai shkruan se është shumë i shqetësuar për këtë gjendje që është krijuar, dhe shton se po u bëhet presion pedagogëve. Në reagimin e rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni shkruan: “Jam shumë i shqetësuar në lidhje me mospagesën për punën tuaj të kryer për muajin Janar 2018. Ky është një veprim i paprecedentë nga autoritetet përgjegjëse të ngarkuar me ligj, Bordi i Administrimit dhe Administratori i Universitetit. Në pritje të daljes të një akti nënligjor, kjo ka bërë të mundur që të bllokohet transferta e pakushtëzuar për Institucionet e Arsimit të Lartë publik. Në këto kushte, Bordi i Administrimit duhet të kishte çelur fondin për pagat nga të ardhurat e institucionit. Kështu që në Universitetin e Tiranës, të ardhurat e trashëguara nga viti 2017 janë të mjaftueshme për çeljen e fondeve të pagave për personelin e Universitetit të Tiranës”, ka theksuar Koni. Në vijimësi të fjalës së tij rektori i Universitetit të Tiranës ka bërë me dije se Bordi i Administrimit të Universitetit të Tiranës si dhe Administratori i Universitetit të Tiranës nuk kanë vepruar në çeljen e fondit të pagave nga të ardhurat, të paktën për muajin Janar. “Kjo ka bërë të mundur që punonjësit e Universitetit të Tiranës të mos kenë marrë pagat. Ky veprim i Bordit të Administrimit dhe Administratorit vjen si pasojë e paaftësisë apo mosveprimi i tyre ka të bëjë me trysninë ndaj stafit akademik dhe jo akademik të Universitetit të Tiranës, ashtu siç po veprohet prej një periudhe afro 8-mujore ku një pjesë e stafit të Rektoratit të Universitetit të Tiranës nuk kanë marrë pagat”, është shprehur Koni. Në emër të gjithë punonjësve të Universitetit të Tiranës, i bëj thirrje Bordit të Administrimit dhe Administratorit të çelin fondin e pagave të muajit Janar nga të ardhurat dhe të bëhet pagesa e punonjësve brenda ditës së hënë, datë 12.02.2018”, thuhet në reagimin e Konit. 
Sigal