Shkenctarët e botës “në luftë” për të gjetur ilaçin kundër koronavirusit

402
Sigal

Autoritetet kineze e zbuluan kodin gjenetik të virusit shumë shpejt. Informacioni i ndihmon shkencëtarët të përcaktojnë se nga ka ardhur virusi, si mund të ndryshojë apo zhvillohet ai, si dhe si t’i mbrojnë njerëzit. Me ndihmën e pajisjeve të avancuara teknologjike dhe përkushtim më të madh nga qeveritë rreth botës, laboratorë rreth botës hynë në garë për krijimin e një vaksinë.

Në laboratorin “Inovio”, në San Diego, shkencëtarët po përdorin një lloj të ri teknologjie, e cila do t’u mundësojë të nisin testet e para tek njerëzit në fillim të verës, shkruan A2.
“Pasi Kina në ofroi sekuencën e virusit, ne ishim ne gjendje të ideonim një vaksinë brenda 3 orëve. Vaksinat përdorin sekuenca të ADN-së nga virusi për të shënjestruar pjesë specifike të patogjentit. Kjo, sipas nesh, do të bëjë që trupi të prodhojë një kundërpërgjigje më të forte”, tha Kate Broderick, zv. Presidente e Kërkimeve dhe Zhvillimit në Inovio.

Nëse eksperimentet fillestare do të rezultojnë të suksesshme, do të pasojnë testet me spektër më të gjerë, mundësisht nga fundi i vitit. Është e pamundur të parashikohet nëse epidemia do të ketë përfunduar deri atëherë, por nëse gjërat shkojnë sipas planit, kjo do të ishte vaksina e re më shpejtë, që është krijuar dhe testuar në situatë epidemie.
Gjithashtu, universiteti i Queensland po punon për një vaksinë molekulare, ashtu si Moderna Incorporated në Masachusets, e cila ka bashkuar forcat me Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në SHBA, për të përshpejtuar.

Po kështu sipas DW nga vjeshta dhjetëra mijëra vetë mund të marrin vaksinën kundër virusit Corona, sipas kreut të firmës bioteknologjike, CureVac në Tybingen të Gjermanisë, shkruan afp. Por ende ka pengesa.

Kreu i firmës bioteknologjike gjermane në Tybingen, CureVac, Franz Werner Haas ka bërë të ditur, se nga vjeshta është i mundur furnizimi i dhjetëra mijëra vetëve me një vaksinë kundër virusit Corona. Të dhënat përkatëse për këtë do të jenë gati në tremujorin e tretë të vitit, tha Haas për revistën gjermane „Wirtschaftwoche” – Java Ekonomike. „Nëse të dhënat janë të mira, dhe autoritetet japin OK-in e tyre, atëherë mund të fillojmë që këtë vit me një studim të gjerë.” Dhjetëra mijëra vetë mund të marrin ndërkohë vaksinën, tha Haas. „Nëse vaksina për masën e gjerë është në dispozicion këtë vit apo në vitin 2021, kjo varet nga konkluzionet e studimeve klinike dhe vendimi i autoriteteve përkatëse.”

Në një repart ekzistues mund të prodhoheshin sipas tij „në vit 200-400 milionë doza vaksine” kundër virusit Corona. Faza e parë e prodhimit ndërkohë ka filluar. CureVac, që së fundmi mori nga Bashkimi Europian 80 milionë euro mbështetje, kërkon ta përdorë investimin e BE për zgjerimin e reparteve të prodhimit. Në vitin 2022 zgjerimi i repartit mund të jetë në funksion. “Aty mund të prodhojmë në vit 1 miliardë doza vaksine dhe më shumë kundër virusit”, tha Haas për gazetën. Reparti mund të përdoret edhe për prodhimin e vaksinave të tjera, në rast të shpërthimeve të ngjashme të epidemive.

Në mes të marsit u bë e ditur, se presidenti Donald Trump ishte përpjekur për të siguruar ekskluzivisht për SHBA një vaksinë kundër Coronës me një shumë të lartë financiare. Pas disa raportimeve në media, firma deklaroi, se nuk ka pasur një përpjekje të tillë të presidentit amerikan.

E gjithë bota shkencore është në kërkim të ilaçit kundër coronavirusit. Në Britani, në Gjermani, Kinë, SHBA, Kanada e në Francë, të gjithë po kërkojnë duke eksperimentuar.

Por a do të ketë bërë namin koronavirusi derisa të gjendet ilaçi kundër tij?!