Shkatërrohet grupi i trafikantëve të kokainës te “Xhamlliku”, 5 persona në pranga

635

Policia e Tiranës godet një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

Sigal

Lëviznin me ‘Golf’, pas kontrollit 5 djemve në Tiranë u zbulohet aktiviteti kriminal (emrat)

    

Në  pranga ranë katër persona nga Elbasani dhe një nga Tirana të moshave nga 26 deri në 51 vjeç që kishin klientelë kryesisht në zonën e “Oxhakut”, “Xhamllikut” etj.

Njoftimi

Me datë 06.01.2018, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Elton Hasnjoku, 41 vjeç, banues në Tiranë.

– Armand Pisha, 28 vjeç, banues në Elbasan.

– Migen Jani, 34 vjeç, banuese në Elbasan.

– Shpetim Myrta, 51 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë

– Mariglen Gostima, 26 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve rezultonte se:
Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin lëndë narkotike e llojit të dyshuar “Kokainë” me klientelë kryesisht në zonën e Oxhakut, Xhamllikut etj në qytetin e Tiranës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet tip “Golf 5”, që këta shtetas lëviznin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 256.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 2 automjete

• 8 telefona celularë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lendeve narkotike në bashkëpunim”.


 


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/shkaterrohet-grupi-i-trafikanteve-te-kokaiines-te-xhamlliku-5-persona-ne-pranga-483749/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright