Shkarkim dhe kallëzim inspektorit të AZHBR, Panariti:Shpërdoroi detyrën

644
Sigal

TIRANE – Shkarkohet nga detyra dhe kallëzohet penalisht Inspektori i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rajona, (AZHBR) Roland Papajorgji.
Ka qenë vetë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, i cili ka bërë kallzimin ndaj Papajorgjit për “shpërdorim detyre”, pas denoncimit të një fermeri lidhur me aplikimet për skemat mbështetëse.
Pas këtij denoncimi, ministri Panariti zhvilloi një mbledhje urgjente në AZHBR, u u vendos shkarkimi i menjëhershëm ndaj Papajorgjit.
“Jemi të vendosur për të luftuar çdo formë abuzimi për skemat mbështetëse ndaj bujqësisë”, tha Panariti.