Shitja e energjisë, KESH arkëton 6.2 mln euro për 20 ditë gjatë nëntorit

573
Sigal

Korporata
Elektronenergjetike Shqiptare është e vetmja që kohën e shirave dhe përmbytjeve
e përjetoi me një rritje të prodhimit dhe automatikisht në më shumë para në
arkën e saj.

Procedura e realizuar vëtëm
pak ditë më parë që specifikonte shitje për periudhën 11 deri në 30 nëntor ka
rezultuar me një interes të lartë kompanish dhe saktëisht 12 prej tyre
paraqitën oferta por nga këto 11 arritën të lidhin një kontratë.

Në total vlera e energjisë së
shitur është mbi 6.2 milionë euro kurse megavatët që i përkojnë këtyre
kontratave janë 210 mijë. Çmimi mesatar me të cilin KESH ka shitur energjinë
rezulton të jetë 29.7 euro/megavat/orë.

Gjatë ditëve me rrjeshje të
dendura Sekretariati vendosi që prodhimi të bëhej me kapacitet maksimal në
gjithë kaskadën e Drinit për të siguruar që liqeni i Vaut të Dejës dhe ai i
Komanit të ishin brenda parametrave të rregullores.

Nga ana tjetër Fierza është
paraqitur me një nivel më të kontolluar edhe si liqeni më i madh me një rezervë
prej 9.7 miliardë m3 ujë./scan/