Shiste doza kokaine në rrugën e Elbasanit, arrestohet Ikonomi

999
Një 46 vjeçar është arrestuar dje në flagrancë në rrugën e “Elbasanit” pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, i janë gjetur dhe sekuestruar 12 doza kokainë, me peshë 7.6 gramë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 49.8 gramë me lëndë të dyshuar narkotike të llojt Kokainë.

Në pranga ka rënë Gëzim Ikonomi, 46 vjeç, banues në Tiranë

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.
Sigal