“Shiko familjen e mos u merr me hallet e të tjerve”/ Kërcënohet avokati mbrojtës i Shullazit, Vladimir Meçe

266
Sigal

Ditën e sotme avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe ka marrë një mesazh kërcënues në telefonin e tij.

Avokati ka kallëzuar në Policinë e Tiranës së nëpërmjet aplikacionit “Whats’app” e ka kërcënuar dikush. “Shiko familjen dhe mos u merr me hallet dhe kusuret e Shullazit”. Ky është mesazhi që i ka mbërritur avokatit në telefonin e tij nga një numër i panjohur për të.

Kujtojmë se Meçe ka qenë avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit që prej prillit të 2016-ës.