Shi, bubullima dhe rënie temperaturash! Java e parë e majit nis me reshje

170
Sigal

Java e parë e muajit maj nis me reshje shiu.

Vendi ynë do të mbizotërohet sot nga vranësira të shpeshta të cilat në orët e para të ditës parashikohet të sjellin reshje shiu si fillim në zonat Jugore.

Sipas MeteoAlb mesdita dhe pasditja do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin. Por mbrëmja përmirëson gradualisht kushte e motit në zonat Jugore dhe pjesërisht ato Qendrore. Ndërsa Veriu do të mbetet me reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen lehtë në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.