Shfrytëzimi i punëtorëve nga “Albpetrol” dhe konçesionaria “Phonix Petroleum”

445
Stafi i punonjësve të kompanisë koncesionare “Phonix Petroleum, në vendburimin e naftës Amonicë, në rrethin e Vlorës i janë drejtuar “Telegraf”, përmes një letre, ku shprehin kushtet e mjerueshme në të cilën punojnë. Sipas tyre, kalvari i vuajtjeve filloi pikërisht dy vjet më parë, kur kompania e naftës “Phonix Petroleum” ka marrë me koncesion vendburimin e naftës, Amonicë. Veprimi i parë që kreu kjo kompani ishte ndërprerja e marrëdhënieve të punës së 60 punonjësve dhe ulja e pagave në mënyrë drastike në masën 40-50 %. Kjo masë është në kundërshtim të hapur me rregullat e kontratës koncesionare, që ka lidhur me “Albpetrol”. Kompania “Phonix Petroleum” nuk u siguron punëtorëve as antidoda, as dieta, as kushte të tjera dhe as që bëhet fjalë për pagesa për largësinë.


 Sakaq, punonjësit, theksojnë faktin që kontratat e punës u kthyen në kontrata 3-mujore edhe pse janë naftëtarë prej 20-30 vitesh. Në vendet e punës ndodhet vetëm një punëtor , duke mos zbatuar në këtë mënyrë rregulloren. Edhe pse në kushte pune të mjerushme dhe duke mos u zbatuar asnjë nga pikat e kontratës, punëtorët flaken në rrugë nga ana e adiministratorit, Neim Kasa, pas asnjë motiv dhe shkak të ligjshëm dhe punësohen punëmarrës të rinj, duke iu premtuar pagesa akoma më të ulëta. Shqetësimi më i madh, drejtuar institucioneve përgjegjëse, si “Albpetrol”, Sindikata e Naftëtarëve dhe Inspektoriati i Punës, lidhet me pagat. Ato jepen me vonesë prej 3 mujash, edhe pse prodhimi është stabël dhe nafta është shitur. Afërsisht, gjysme e prodhimit mujor merret prej “Alpetrol”, dhe ky i fundit nuk është interesuar fare për punëtorët. Marrëveshja konccesionare ndërmjet “Albpetrol” dhe “Phonix Petroleum”, përsa i përket trajtimit të punëtorëve dhe të drejtave të tyre, nuk është bërë asnjëherë publike.

Naftëtarët e Vlorës 
Sigal