Sherri për kanalin vaditës, Policia zbardh vrasjen me armë zjarri në Shkodër

601
Zbardhet ngjarja e ndodhur në “Fushë të Cukalit”, ku u plagos me armë zjarri automatik shtetasi me inicialet M.P, i cili humbi jetën në spital si pasojë e plagës së marrë. Në sajë të veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe dokumentimi me prova ligjore.
Policia e Shkodrës jep detaje për ngjarjen, dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Sipas bluve të Shkodrës, Pjetër Pjetri, banues në fshatin Logegaj, Bashkia Vau i Dejës, pas marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vrasjes.
NJOFTIMI I POLICISE
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ju informojmë se:
Në kohë rekord shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë si autor të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin:
Pjetër Pjetri, banues në fshatin Logegaj, Bashkia Vau i Dejës, i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vrasjes.
Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë.
Vijon puna për gjetjen e armës tip automatik, pasi autori e ka hedhur gjatë momentit kur tentonte të fshihej nga Policia.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas konfikteve të vazhdueshme që kanë patur familja e tij me atë të viktimës.
Paraprakisht dyshohet për konflikt për ujin vaditës.
Sigal