Sherri në Elbasan, plagosen efektivët e ‘Shqiponjave’

403
Sigal

Një sherr ka ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja kanë mbetur të lënduar pjesëtarët e skuadrës speciale ‘Shqiponjat’.

Burime për mediat bëjnë me dije se në momentin e sherrit, ‘Shqiponjat’ janë afruar me automjet për të ndërhyrë, por persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamin e përparmë të makinës së efektivëve duke i plagosur ata.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për rastin në fjalë, ndërsa mësohet se disa persona janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.