Sherri degradon në përdorimin e thikave, plagoset 23-vjeçari

255
Sigal

Një 23-vjeçar me shtetasi siriane ka mbetur i plagosur, si pasojë e një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në Durrës rreth orës 17:30. Në lagjen nr.4.

Siriani me iniciale A.M., është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po vijon me zbardhjen e ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 03.01.2021, në orën 17:30, në lagjen nr.4, Durrës,  dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka mbetur i lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi sirian A. M., rreth 23 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë  për veprime të mëtejshme.