Aksident në Elbasan, dyshohet për dy të plagosur në gjendje kritike për jetën

270
Sigal

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, i cili është i katërti në total që shënohet sot në rrugët e vendit, ku la 3 viktima.

Nga aksidenti në aksin Elbasan-Metalurgji, ku janë përfshirë dy makina.,dyshohet për dy persona të plagosur në gjendje kritike për jetën.

Zjarrfiëksja po punon për të nxjerrë të plagosurit nga makina që është dëmtuar nga përplasja e fortë.

Aksi është i mbingarkuar për shkak të kthimit të qytetarëve që kanë festuar natën e ndërrimit të viteve në Korçë dhe pika të tjera turistike në juglindje të vendit./