Sherr në Shëngjin/ Goditet me lopatë pas koke biznesmeni, dërgohet te Trauma në gjendje të rëndë

133
Sigal

Pronari i një subjekti privat në Shëngjin është goditur me lopatë pas koke, pas një sherri me një person tjetër.

Burime bëjnë me dije së është goditur biznesmeni A. Marku është nisur në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Ndërsa autori i ngjarjes, i identifikuar si P. Deda është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se sherri mes tyre ka ndodhur për ndarjen e hapësirës së plazhit në zonën e Kunes.

Policia e Shëngjinit/ Informacion paraprak

Në Kune, pas një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi P.D. ka goditur fizikisht dhe me sende të forta shtetasin A. M., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vazhdon shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt, marrjen e deklarimeve, administrimin e çdo prove si dhe çdo veprim tjetër hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Në vijim, do të jepet informacion përfundimtar.