Presidenti Meta bën thirrje: Duhet një strategji kombëtare për të luftuar braktisjen e vendit, të bashkojmë energjitë për t’i dhënë…

58
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se duhet urgjentisht një strategji e qartë kombëtare dhe efektive për të luftuar fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët.

Meta bën thirrje që të bashkohen energjitë për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane.

Statusi i presidentit Ilir Meta

Axhenda e qëllimshme antikombëtare për shpopullimin dhe falimentimin e Shqipërisë është një fakt i qartë.  Pasojat tragjike ndihen në çdo familje shqiptare dhe në çdo sektor.

Është detyra e të gjithëve të unifikohemi pa humbur më kohë, në një front të përbashkët kombëtar, për të adresuar me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm këtë dramë të madhe, duke ringjallur shpresën.

Nevojitet urgjentisht një strategji e qartë dhe efektive që lufton realisht dhe në mënyrë permanente fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët, duke garantuar së pari standarde të qeverisjes, llogaridhënie demokratike në çdo nivel dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve nëpërmjet referendumeve.

Të bashkojmë energjitë për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane!  Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!