Sherr në Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 31-vjeçar, detajet e para nga policia

137
Sigal

Një sherr mes disa personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen me armë zjarri të një 31-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar. Shtetasi A.K. është konfliktuar me persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Sherri ka degjeneruar me përdorimin e armëve ku 31-vjeçari u plagos në këmbë. I riu është dërguar menjëherë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të konfliktit si dhe identifikimin e kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.