Sherr mes të rinjve, nxirret thika. Plagosen dy prej tyre

140
Sigal

Një i ri dhe dy djem të mitur janë përfshirë në një sherr gjatë të cilit është nxjerrë thika dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy prej tyre.

Policia bën me dije se një 17-vjeçar ka goditur me mjetin prerës një 16-vjeçar dhe një 25 vjeçar.
Të plagosurit bën me dije policia janë në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin F. S., dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 30.09.2022, në Kavajë, në lagjen nr. 5, shtetasi F. S., 17 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin T. V., 25 vjeç dhe me sende të forta shtetasin M. Sh., 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin F. S., dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të konfliktit.