Evdal Nuri: Pse kaq i egër ky brezi i ri…?!

631
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Sa keq…!
Dy djem  rreth 16 vjeç  kishin hipur në një pemë dekorative e po këpusnin disa degë të lulëzuara  të saj. I  pyeta: “Pse po  i këputni,  o djem ? M’u përgjigjen me ashpërsi e me disa fjalë  që s’mund t’i shkruaj! Mendova pse kaq i ashpër ky brez  tani ?  Në fakt  këto fenomene i gjejmë dhe në moshë më të madhe. I sheh të ngasin makinat pa patentë. I gjen me armë në makinë, të  prodhojnë e shesin drogë. S’e kanë për gjë të përleshen në mes të bulevardit me thika e mjete të forta. Arrijnë deri sa të vrasin dhe atë që i ka bërë kokën! I sheh  të gjakosur në klub për arsye banale. Guxojnë të ofendojnë   mësuesët.  Numri më i madh i vrasjeve, aksidenteve, përdhunimeve, të përdorimit të drogës i përket kësaj moshe. Epo, kjo s’ka ndodhur më parë! Hysen Guri, mësues me përvojë ishte i shqtësuar për punën e dobët që zhvillon shkolla me nxënësit. Në kohën tonë theksoi, shkolla e  komuniteti mbante një qëndrim  kritik ndaj familjes. Shkolla  kishte në programet mësimore edukimin patriotik, atë qytetar, shëndetësor aty dhe rregullat e qarkullimit. Tani për këto as që bëhet fjalë, e prandaj kemi dhe fenomene negative sidomos me adoleshentët. Forca krijoi të drejtën. Duket, këtë  force, diktatura na kishte bërë zap.                                                                                                                                   
Kjo moshë  quhet mosha “rebele”, ose mosha e “kapërcimeve të mëdha”
Përfshin të gjithë rritjen dhe ndryshimin që ndodh në trupin e një personi. Janë  faktorët gjenetikë ushqimorë e shëndetësorë, që ndikojnë në këtë ndryshim kaq të shpejtë.  Adoleshenca nuk është thjesht një  periudhë  ndryshimi midis fëmijërisë dhe pjekurisë, por përbën një fazë të veçantë zhvillimi me veçori të veçanta, e cila fillon me ndryshimet biologjike (hormonale) dhe përfundon me kompletimin psikologjik të individit. Gjatë periudhës së adoleshencës, mbizotëron një nervozizëm dhe liri, që shpesh herë konsiderohen si të pajustifikueshme nga prindërit dhe te afërmit. Adoleshencën e jetojmë veç një herë dhe disa sjellje “negative”, na bëhen mësim për jetën e mëvonëshme.

Adoleshenti  vepron, pastaj  mendon!
Fillon me moshën e pubertetit, e cila tek vajzat fillon 2-3 vjet para djemve e shpie  në nji trup me madhësinë e një të rrituri dhe në pjekuri  seksuale që i jep fund fëmijërisë. Mendimi bëhet  abstraktë dhe idealistë. Ky është një shembull  se diçka nuk ecën, por askush s’merr përgjegjësinë! E ka fajin familja, shkolla, shoqëria ? Asnjë s’e pranon!  Për arsye  superiore  meshkujt priren të kenë respekt më të madh për veten, duke u treguar burrëror e tendenciozë.  Është interesant se vajzat adoleshente, të pjekura më  herët, shihen prej moshatarëve të braktisura dhe madje të bezdisura. Më vonë  në shkollën e mesme,  këto janë mjaft popullore, por  të prirura për të përdorur drogën, duhanin e alkoolin. Gjatë kësaj kohe të dy sekset  shtojnë 5-6  kg në peshë. Sot, adoleshenca  tenton të fillojë më herët  biologjikisht dhe të përfundojë më vonë nga  ana shoqërore  se sa  ndodhte më përpara.

Personaliteti i adoleshentit
Adoleshentët i dallon vetëm një gjë e “vogël” nga të rriturit, përvoja jetësore. Ata në këtë drejtim janë fëmijë, kurse në të tjerat aspak. Adoleshenti nuk njeh realitetin social. Ata në këtë moshë u duket se gjithçka është e tyre dhe veprimet, nuk janë të matura sa duhet. Madje tek rastet kur ata janë të zemëruar me shokë, shoqe, prindër, apo këdo tjetër, janë të ndjeshëm dhe vështirë  përmbahen nga zemërimi.  Ai është psikolog i vetës.  Kalon orë të tëra  duke vështruar jo vetëm para pasqytës, por dhe  brenda shpirtit të tij. Kjo është arsyeja që kërcen kur ia fyen atë pjesë që e “ njëh  dhe e di vetëm ai”.  Në ketë botë subjektive që ai  ndërton, prindi duhet të hyjë duke  “trokitur” me shumë takt dhe në momentin e duhur. Kjo është e domosdoshme  sepse duhet ta përgatisë fëmijën, për ta ballafaquar këtë realitet të brendshëm, me atë social. Personaliteti i adoleshentit shqërohet  me disa probleme që kanë të bëjnë me seksin, vetëdijen, kontrollet prindërore, qëndrime ndaj normave morale dhe sociale. Adoleshenti i sukseseshëm  është ai që i përgjigjet pyetjes: “Kush jam unë” ? Edhe pse është moshë kalimtare midis  fëmijërisë dhe moshës së rritur, adoleshenti është në gjendje të mendojë  deri diku  mirë, megjithëse  familja  dhe shpesh shoqëria, nuk e lënë të marrë vendime të  rëndësishme që lidhen me familjen apo profesionin e ardhshëm. Gjatë adoleshencës mendimet e individëve janë vetëm fluturime të fantazisë për  mundësitë  e të së ardhmes.  Ai shpesh bëhet  i padurueshëm  abstrakt e idealist për kohën. Duhet theksuar se adoleshenti, në këtë faze, mendon jo si i rrituri,  por as si fëmija.                                                                                                                                                                               
Adoleshenti, familja, shoqëria  

Kur adoleshenti krijon ndjenjën e identitetit përpiqet që të kërkojë më tepër pavarësi dhe në familje . Reagimi i prindëve  ndaj kësaj  pavarësie  pëcakton shpesh klimën brenda familjes. Duke mos lëshuar pe asnjëra pale,  shpesh pëfundon në konflikte me pasoja  familjare, që tek na  kanë çuar deri në vrasje. Në këto kushte, si prindërit dhe adoleshentët, duhen të mësohen të përballojnë  shqetësimit lidhur me komunikimin, kontrollin, pavarësinë, përgjegjësinë,  autoritetin  edhe pse  hasen konflikte serioze në  mospajtimin e të resë me të vjetrën.  Këto janë të paevitueshme, e që më në fund të fundit, do të përfundojnë me fitimin e së resë.  Marrëdhëniet  prind-adoleshent  janë shumë  të mprehta. Midis fëmijës që bën luftë  për  pavarësi e  që përplaset  me kontrollin e zakonshëm  prindëror, adoleshenca shpesh shihet si një periudhë e dobësimit të ndikime tek të  rriturit. Ata e divorsojnë veten e tyre  nga vlera e sjelljet e të moshuarve. Fillimisht  dëgjon shprehjet: “Rri o babë, ku di t’i si është kjo punë!” Konflikti prind – adoleshent  arrin kulmin në adoleshencën  e  herëshme, sidomos  midis  nënës e vajzës, për problemet e përditëshme si, pastërtia, punët, veshjen, dashurisë, oraret e vona të kthimit në shtëpi.  Shpesh  prindërit i bëjnë pyetje fëmijës: Më kë dole ? Ku ishe? Pse u vonove ? Këto, adoleshentin e bezdisin shumë, duke mos dhënë  asnjë  përgjigje, ose duke gënjyer.  Inividët që kanë interesa dhe personalitete të përbashkëta, ka të ngjarë të bëhen shokë. Me kalimin e kohës  sasia e të qëndruarit bashkë rritet. Tek meshkujt kemi një shoqëri që lidhet me aktivitetet e përbashkëta,  kurse te femrat kemi një komunikim verbal. Si në shoqëri dhe në familje adoleshentët, kanë probleme  serioze. Disa vuajnë nga një stres ekstrem. Burrimet janë  nga më të ndryshme  si: Dashuria e dështuar, xhelozia, ose realizimi i një qëllimi arsimor, ose shoqëror, përdorimi i alkoolit apo i drogës. Këto çojnë në krime, vrasje, vjedhje, që shpesh  janë të pa riparueshme  duke u shoqëruar me vonë  dhe  me çrregullime  nervore. Rastet tek ne janë të shumta. Fjala vjen, nipi vret gjyshin, djali babën, shoku godet me thikë shokun, e shumë  raste të tjera  që ne i kemi prezente.  Pavarrësisht  ç’ka  trajtuam,  shumica e adoleshentëve, janë  në  gjendje të përballojnë problemet e moshës dhe të hedhin themelet e një moshe  që  quhet: “Mosha e rritur e hershme”, që ndryshon shumë, nga ajo e adoleshencës.