“I sillnin foshnjën aty ku punonte”/ Nikolla përlot kryebashkiaken e Kurbinit në prani të Erdoganit dhe Ramës

249
Sigal

Laç- Kryeparlamentarja Lindita Nikolla thotë se tërmeti i 26 nëntorit 2019 dëmtoi dhe shtëpinë e kryebashkiakes së Kurbinit, Majlinda Cara.

Nga qyteti i Laçit, aty ku ishte dhe ndalesa e parë e Presidentit Erdogan gjatë vizitës në Shqipëri, Nikolla deklaroi se Cara ishte shprehur se do të hyjë e fundit në shtëpitë e rindërtuara.

Dikur këtu ishte një bllok banimi, e ndërtuar me tulla silikate. Ju sot e shihni, u ringritëm më të fortë dhe më të bukur. Dua të kaloj në një moment tjetër me sifdat e shumta që është përballur që prej fillimit kryetarja juaj e bashkisë, Majlinda. Besimi i marrë nga ju, parasheh që përballimin e sfidave të tjera, unë mund të them ashtu sikurse ju që ajo ka bërë vetëm detyrën e saj në këto momente. Ka bërë detyrën por e ka bërë mirë.

Edhe ajo sikurse shumë nga ju, humbi shtëpinë e saj por ndryshe nga nënat e tjera që humbën shtëpinë, iu desh që tja sillnin foshnjën aty ku punonte për ta uyshqyer me gji dhe pastaj të vijonte punën për ta përmbyllur në orët e vona të natës. Dhe kur u hodh shorti dhe e pyes në telefon kush e tërhoqi shortin për familjen tuaj, më tha jo. Unë do të jem e fundit dhe familja jonë do të jetë e fundit që do të strehohet ndaj do të pres projektin tjetër që vijon me investimin nga qeveria shqiptare” – tha Nikolla.