Sherr mes fermerëve në Maliq, goditet me thikë një prej tyre! Ndërron jetë në spital

59
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Maliqit mbrëmjen e kësaj të hëne. Një person është goditur me thikë nga një tjetër dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Janë përfshirë në konflikt dy fermerë në fshatin Rrëmbec në Maliq. Njëri prej tyre, në rrethana ende të paqarta ka goditur me thikë bashkëfshatarin Nesti Kusari.

Ai është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’iu mbijetonte plagëve të marra.

Deri më tani, nuk dihen ende shkaqet e këtij konflikti, teksa policia ka shkuar në vendngjarje për të vijuar hetimet.