Një sherr me thika ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës, kur raportohet se kanë mbetur të plagosur tre persona. Ata janë dërguar me urgjencë në ambientet e spitalit dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Shkaqet e ngjarjes dhe identiteti i personave të përfshirë në të nuk bëhet ende me dije. Shërbimet e Policisë së Shkodrës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të saj, si dhe për ndalimin e autorëve që kanë qëlluar me thikë.
Ndërkohë, mësohet se një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë për jetën.
“Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.
Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij. Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton Policia e Shkodrës.




















