Sherr me thika në Kavajë, plagoset 35-vjeçari

185
Sigal

Dy persona janë arrestuar në Kavajë, pasi dyshohet se janë përfshirë në një sherr me thika. Policia shpjegon se janë prangosur S. D., 39 vjeç dhe Sh. P., 37 vjeç.

Këta të fundit mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 4 Kavajë, dyshohet se kanë goditur për motive të dobëta, me mjet prerës K. L., 35 vjeç. I plagosuri ndodhet në spital, ku po merr mjekim për shkak të plagëve.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. D., 39 vjeç dhe Sh. P., 37 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 4 Kavajë, kanë goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve,” thuhet në njoftimin e policisë.