Sherr me thika në Berat, dy persona përfundojnë në spital me plagë të shumta

Një plagosje me thika ka ndodhur këtë mesditë në Berat.

Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku në sherr e sipër kanë përdorur edhe mjetet prerëse.

Sigal

Shtetasit Artur Gjata dhe Ervis Kanani kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar në Spitalin e Beratit.