Sherr me thika mes vajzave në Tiranë, tre prej tyre përfundojnë në spital. Ja çfarë thotë policia

244
Sigal

Një sherr me thika mes pesë vajzave të reja në Tiranë ka përfunduar për fat të mirë pa pasoja të rënda. Tre prej tyre kanë përfunduar në spital bëri me dije policia.

Blutë e Tiranës raportojnë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetaset G. S., 22 vjeçe dhe S. F., 25 vjeçe, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, pasi për motive të dobëta, gjatë një konflikti, kanë goditur me mjet prerës, shtetaset T. Xh., 22 vjeçe, A. M., 23 vjeçe dhe F. R., 23 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”. njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.