Sherr masiv mes disa personave, dy të plagosur në Durrës

Një sherr mes disa personave në lagjen nr. 15, në zonën e Spitallës, Durrës, ka degjeneruar në dhunë fizike, duke lënë të plagosur dy persona.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sigal

Gjatë konfliktit, njëri prej të përfshirëve ka mbajtur me vete një armë zjarri dhe ka goditur me tytën e saj.