E tradhtuan çelsat e banesës në xhep, si kërkoi shqiptari të mashtronte policinë për marijuanën

225
Sigal

Një shtetas shqiptar është arrestuar ditën e djeshme nga karabinierët në Firence, pasi në momentin e kontrollit 1 kg dhe 100 gram marijuanë.

51 vjeçari, banues në Brescia por me vendbanim në Firence, u ndalua për një kontroll në zonën e San Jacopino.

Qëndrimi i tij nervoz shtyu karabinierët të thellonin kontrollin.

Ku pas një kontrolli të shtrirë edhe në banesën e tij, atij iu gjet në pronësi 1 kg dhe 100 gram marijuanë, material për peshimin dhe paketimin e drogës, si dhe mbi 7 000 euro para të gatshme: ku të gjitha këto u vendosën nën sekuestro.

Versioni i ofruar nga shqiptari ishte se banesën e kishte zënë vetëm prej disa ditësh, pasi kishte gjetur derën hapur dhe asnjëri brenda;

Sidoqoftë shtëpia ishte e mobiluar në mënyrë të përsosur dhe të rregullt, por, mbi të gjitha, burri kishte çelësat e shtëpisë në xhep.

I arrestuari, pas formaliteteve, u dërgua në Sollicciano.