‘Patatja e nxehtë’ në duart e SPAK, Lala: Koha të vërtetojnë pavarësinë

289
Sigal

Gazetarja e njohur e kronikës e cila mbulon institucionet e Ligjit dhe Rendit, Klodiana Lala, duke marrë shkas nga arrestimi i prokurorit të Kukësit Edmod Kariqi, ka ngritur edhe disa pyetje retorike për SPAK.

Lala shkruan, se mirë po bëjnë që po arrestojnë prokurorë nëse kanë prova, por nga ana tjetër SPAK duket të tregojë se çfarë po bën me “pataten e nxehtë” që kanë në duar dhe ku mendohet të jenë përfshi zyrtarë të lartë të qeverisë Rama. Bëhete fjalë për një nga aferat më të mëdha të këtyre 30 viteve në Shqipëri, Inceneratorët, çështje për të cilën gazetarja ju shtron disa pyetje prokurorëve special të SPAK.

Shënimi i plotë i Klodiana Lalës

SPAK arrestoi prokurorin Edmond Kariqi. Mirë bëri nëse ka prova që ai është i përfshirë në korrupsion. Por nga ana tjetër, SPAK, duhet të na thotë çfarë po bën me dosjen e inceneratorëve?!

Pse ende nuk ka një vendim për çështjen?!

A ka zyrtarë të lartë të përfshirë dhe nëse po, cilët janë ata?

Përse po e zvarrit kaq shumë këtë hetim?!

Shumë pikëpyetje ngrihen në këtë rast. Një gjë është e qartë si drita e diellit, se dosja e Incineratorëve është patatja e nxehtë e prokurorisë speciale. Përmes saj, prokurorët mund të na dëshmojnë pavarësinë e tyre. Në pritje…