Shërbimi Meteorologjik jep ‘lajmin e këndshëm’ për ditët që vijnë

167
Sigal

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi të mërkurën për dy ditët në vijim, vendi ynë pritet të ketë një mot të “këndshëm” me plot diell, pra kthjellët, duke përjashtuar vetëm vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Megjithatë, vlen për tu theksuar se edhe pse temperaturat e mesditës do të jenë në vlera pozitive ndryshojnë ato të mëngjesit të cilat mbeten ende në vlera negative në një pjesë të madhe të vendit. Në këtë mënyrë duhet patur ende kujdes nga ngricat e forta kryesisht në relievet kodrinore-malore.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë kryesisht e lehtë dhe drejtim kryesor veriperëndim – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s. Përgjatë vijës bregdetare era do të ndihet më e fortë pasi me rrahje mund të arrijë deri në 7-9m/s.

 

Image

Image