Tritan Shehu: Arithmetika surealiste e Ramës për vaksinimin Covid

147
Sigal

Ai vazhdon akoma me “premtimin” 14 muajsh, megjithëse muajt po kalojnë!

Kryeministri në ikje mbas 67 ditësh vazhdon të deklarojë çdo ditë, prej disa muajsh, se do të realizojë vaksinimin e “Grupeve të Riskut” në Shqipëri (jo vaksinimin e gjerë të popullësisë), në 14 muaj.

Por koha lëviz, muajt rrëshqasin, megjithatë për Ramën ngelin përsëri 14 muaj.

Arithmetikë e çuditëshme premtimesh kjo.

Shqipëria me një Qeveri të përgjegjëshme duhet e mund të përfundojë vaksinim e gjerë të popullësise, që do të thotë për 2,4 milionë banorë duke disponuar për këtë mbi 5 milionë doza në hapësirën kohore 4-5 mujore.

Serbia e përfundon këtë përpara fillimit të verës.

Europa do ta perfundoje përpara vjeshtës.

Me llogaritjet e Ramës bazuar mbi këtë 14 muajsh pa datë fillimi, ritmin e vaksinimit të deri tanishëm, premtimet e tij, ne mund të realizojmë vetëm vaksinimin e “Grupeve të Riskut”, edhe për të cilat kjo Qeveri nuk ka publikuar asnjë shifër, në vitet që vijnë.

Ndërsa “Vaksinimi Masiv” kështu do të arrihet në dekadën që vjen.

Por fatmirësisht kjo arithmetikë surealiste e tij do të përfundojë me 25 prill, për të filluar më pas numërimi real jo i muajve, por i ditëve, se çdo humbje qoftë edhe një nga ato paguhet me shëndet, jetë, ekonomi.