Shënohet një tjetër viktimë nga i ftohti, gjendet i pajeti i dytë në Sarandë

505
Sigal

Një tjetër person është gjetur i pajetë, dyshohet si pasojë e të ftohtit. I pajeti i identifikuar si Xhezait Telo 61 vjeç është gjetur i pajetë përpara banesës në lagjen nr. 4 në Sarandë.
Nga burime të policisë, mësohet se viktima nuk kishte shenja dhune apo dëmtime të tjera në trup.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes të 61-vjeçarit.
Detaje nga Policia e Sarandës:
Rreth orës 09:02, është gjetur një person i pajetë në hyrje të banesë së tij. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në lagjen nr.4 Sarandë, në hyrje të banesë së tij private është gjetur i pajetë, shtetasi Zh.T., rreth 61 vjeç.