Shembja e galerisë së kromit në Tropojë, ja kush është minatori që u nxor i pajetë, baba i tre fëmijëve (FOTO)

150
Sigal

Një aksident i ndodhur këtë të shtunë në  galerinë e minierës së Kromit në fshatin Lajthizë i ka marrë jetën 2 minatorëve, 41-vjeçarit Adil Dautaj dhe 43-vjeçarit Afrim Zhutaj.

Dy minatorët mbetën të bllokuar pas shembjes së galerinë në minierë, dhe pavarësisht ndërhyrjes nga ekipet e shpëtimit, trupat e tyre u gjetën të pajetë.

43-vjeçari Afrim Zhutaj, i cili humbi jetën në këtë aksident, ishte baba i tre fëmijëve.

Zhutaj