Shefi i urgjencës dyshon te vaksinat ruse dhe kineze: Perëndimoret janë më të mira, e tregojnë testimet dhe të dhënat

83

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur mbrëmjen e sotme për vaksinat anti-COVID të zhvilluara nga vendet perëndimore dhe për ato të zhvilluara nga Rusia dhe Kina.

Sipas tij, vaksinat e Pfizer dhe Moderna-s janë më të sigurta dhe këtë e kanë treguar testimet dhe të dhënat, ndërkohë që hodhi hije dyshimi në lidhje me vaksinat ruse e kineze.

Trupi human është makinë aq e ndërlikuar dhe kemi shumë për të mësuar. Shkenca mjekësore është gjithmonë në evolim.

Sigurisht që është një gjë e tillë. Siç e thashë është futur bota shkencore dhe e pasur, për herë të parë bashkë. Siç doli Dibella me atë të kancerit që nuk iu lëshuan, kurse tani e përdorim. Duhet të kuptojmë gjithë dinamikat. Shtetet e pasura që u goditën më shumë, që e morën dhe më lehtë. Në një kohë shumë të shkurtër morën masat shumë shpejt. Shtetet e pasura marrin masa për njerëzit e tyre. Ose do mbyllësh kufirin, ose të presësh fqinjin të imunizohet. Ka një ndryshim mes vaksinave ruse, kineze dhe perëndimore. Ato nuk respektuan disa gjëra. Nuk u bënë publike. U vendos AstraZeneca e bllokuan për herë të dytë, e bënë publike, kjo është transparenca. Rezultatet janë shumë të mira. Ne gripin 70% e kemi, po të arrish 90%. Besoj shumë tek vaksina.”- tha Brataj.