Sezoni drejt përfundimit, pas pezullimit skafet dhe motorët “Jet-ski” do rifillojnë aktivitetin në bregdetin e Durrësit, ja masat që do ndërmerren

141
Sigal

Nëpërmjet një postimi në “facebook”, prefekti i qarkut të Durrësit ka njoftuar se pas takimit me anëtarët e Task Forcës vendore të këtij sezoni turistik ishte diskutuar mundësia e rifillimit të aktiviteteve të skafeve dhe motorëve “Jet-ski”.

Në njoftimin e publikuar, thuhet se do të ketë një rifillim të aktivitetit të tyre pas pezullimit të bërë menjëherë pas tragjedisë së ndodhur në Potam të Himarës ku një 7 vjeçare humbi jetën pas goditjes nga skafi që drejtohej nga oficeri i policisë.

Menjëherë pas vendimit për pezullimin e automjeteve të tilla, pronarët dolën në protestë, duke pretenduar se ndaj tyre ishte bërë padrejtësi duke qenë se zotëronin të gjithë dokumentacionin e plotë.

Njoftimi i Plotë:

Sot më datë 16.08.2022 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u zhvillua takimi i rradhës me anëtarët e Task-Forcës Vendore të sezonit turistik 2022.
Takimi u drejtua nga Prefekti i Qarkut Durrës z.Emiljan Jani ku të pranishëm ishin: Drejtoria Vendore e Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit, Bashkia Durrës, Kapiteneria e Portit Detar dhe Angjencia Rajonale e Bregdetit.
Në mbledhje u diskutua për situatën aktuale të vendbazimeve që gjenden në vijën bregdetare të Qarkut Durrës, ku secili institucion raportoi mbi gjëndjen aktuale të vendbazimeve dhe se si mund të rifillojnë aktivitetin e tyre pas pezullimit të përkohshëm për motive të sigurisë, respektimit me rreptësi të kritereve të përshkruara në ligj dhe shërbimit të sigurtë ndaj pushuesve.
Të gjitha institucionet pjesëmarrëse në takim vendosën që ditën e nesërme datë 17.08.2022 të kryejnë një kontroll në të gjitha vendbazimet aktive në vijën bregdetare të Qarkut Durrës.