Guxuan të lahen në det të trazuar, dy persona rrezikojnë mbytjen në Shëngjin

119
Sigal

Dy persona rrezikuan mbytjen këtë të martë në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Ata janë marrë me urgjencë nga autoambulanca dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Nuk ka të dhëna mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Kujtojmë që rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshjet e shiut këtë të martë dhe deti ka qenë i trazuar.