Protesta kundër ekstradimit të Ballist Morinës, procedohen organizatorët. Policia tregon arsyet

551
Policia e Tiranës ka vendosur të procedojë penalisht 6 tifozë shqiptarë (organizatorët) në mesin e grupit të tifozëve të organizuar dje në një protestë paqësore në mbështetje të Ballist Morinës, shqiptari që ngriti dronin në Beograd e që Kroacia kërkon ta ekstradojë në Serbi.
Tifozët protestuan fillimisht para godinës së Kryeministrisë ku kërkonin që tifozi i kombëtares Ballist Morina të mos ekstradohej e më pas përshkruan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugën e “Elbasanit” për të protestuar edhe para zyrave të FSHF-së dhe Ambasadës së Kroacisë.
Por policia thotë se ata nuk kishin marrë leje dhe janë bërë pengesë për qarkullimin e mjeteve në kryeqytet, prandaj organizatorët do të duhet të japin llogari në Gjykatën e Tiranës, pasi janë referuar në Prokurori nga Komisariati Nr. 1 i Policisë.
Njoftimi i Komisariatit Nr. 1
Më datë 29.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit M.R., Z.D., G.Gj., B.K., E.SH., dhe J.G., 22, 27, 29, 32, 27 dhe 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 19:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e “Elbasanit”, kanë organizuar pa lejen përkatëse duke bllokuar qarkullimin e mjeteve, një protestë për mos ekstradimin e shtetasit I. M. Nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal.
Sigal