Sërish shifra të larta viktimash nga Covid, 953 infektime të reja në 24 orë

179
Sigal

Janë kryer 3485 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 953 qytetarë

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 372 raste në Tiranë, 145 raste në Durrës, 83 raste në Vlorë, 48 raste në Elbasan dhe Srandë, 33 raste në Gjirokastër, 29 raste në Fier, 22 raste në Korçë, 13 raste në Kukës, Berat, Mat, 12 raste në Kavajë, 9 raste në Shkodër, Tepelenë, 8 raste në Lushnje, Vorë, 7 raste në Peqin, 6 raste në Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, Gramsh, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Librazhd, Pogradec, Bulqizë, Kuçovë, 3 raste në Mallakastër, Dibër, Skrapar, 2 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Cërrik, Lobohovë, 1 rast në Devoll, Has, Vau i Dejës, Belsh, Roskove, Klos, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 684 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,128 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kuçova, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 -76 vjeç.