Sëmundja Kawasaki arrin në Shqipëri/ Pediatrja Kuli: Dy të intubuar, janë ezauruar 75-80% e shtretërve për fëmijët e infektuar

269
Sigal

Rritja e numrit të përgjithshëm të pacientëve me covid ka rritur edhe numrin e fëmijëve të prekur nga ky virus në vendin tonë.

Shefja e Shërbimit të Pediatrisë Infektive, Gjeorgjina Kuli deklaroi se 80% e shtretërve janë ezauruar, ndërsa në janar shtretërit ishin plot.

“Tani kemi 700 fëmijë të infektuar që nga janari, kemi ritëm të shtuar të hospitalizmit që nga nëntori, sa në janar kemi qenë në kapacitet të plotë dhe kemi përgatitur skenaret sekondare se si do të vazhdojë kjo gjë, pra 75-80 përqind janë të ezaurura shtretërit. ”

Kuli tha se ka patur një rritje të infektimeve tek fëmijët, ku dy prej tyre aktualisht janë të intubuar.

“Ka patur rritje të incidencës së infektimit tek fëmijët. Kemi një ritëm të shtuar të hospitalizimit. Në nëntor dhe në janar kemi patur një shtim të shtrimeve. Në janar ishim në kapacitet të plotë.  80% e shtretërve janë të ezauruar. Shumica e rasteve kalojnë në kushte familjare.

Për sa u përket të shtruarve janë foshnjet dhe ta sapolindurit që po trajtohen. Numri foshnjë të hospitalizuara është rritur. 2 fëmijë janë në terapi intensive, por jo të intubuar.”, tha mjekja.

Kuli theksoi se ka patur edhe dy apo tre me sindromën Kawasaki.