Rusia publikon për herë të parë pamjet sekrete të bazës bërthamore të Rusisë (FOTO)

28
Sigal

Rusia ka publikuar pamjet e brendshme të njërit prej qendrave të sistemit paralajmërues të raketave balistike të vendit për të shënuar 50 vjetorin e saj.

Fotografitë tregojnë qendrën e kontrollit satelitor Serpukhov-15 në Kaluga Oblast, që ndodhet rreth 90 milje në jugperëndim të Moskës.

Baza e mbrojtjes bërthamore është vazhdimisht në kërkim të raketave balistike të ardhura nga armiqtë e Rusisë në mënyrë që ata të mund të kundërpërgjigjen sa më shpejt.

Sistemi i paralajmërimit të hershëm zbulon së pari lëshimin e raketave balistike ndërkontinentale. Sapo të identifikohet një kërcënim, radarët janë në gjendje të zbulojnë trajektoren e raketave balistike të lëshuara.

Megjithatë, gjatë 50 viteve, sistemi është modernizuar dhe tani përfshin stacione radari më të fuqishme dhe një skuadër hapësinore.

FOTOT/ Publikohen për herë të parë pamjet sekrete brendaFOTOT/ Publikohen për herë të parë pamjet sekrete brendaFOTOT/ Publikohen për herë të parë pamjet sekrete brenda

FOTOT/ Publikohen për herë të parë pamjet sekrete brendaFOTOT/ Publikohen për herë të parë pamjet sekrete brenda