Sekuestrohen mbi 1.5 mln euro pasuri

620
Sigal

Gjashtë prona të paluajtshme, makina dhe mjete lundrimi janë vënë nën sekuestreo preventive me vendim të Gjykatës së Vlorës. Burime zyrtare nga Policia njoftuan këtë të enjte se, këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal pro-aktiv të vitit 2018, ndaj shtetasit M.M. si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

“Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zbatuan vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa objekte:

  • 5 apartamente banimi;
  • 1 vilë trekatëshe;
  • 1 mjet lundrimi, anije peshkimi;
  • 4 automjete.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal pro-aktiv të vitit 2018, ndaj shtetasit M.M. si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 1.503.000 euro.

Vijojnë veprimet e tjera proceduriale, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.