Ballina Aktualitet Sekuestrohen granata, armë, municione dhe një maskë, shpallet në kërkim 50-vjeçari në...

Sekuestrohen granata, armë, municione dhe një maskë, shpallet në kërkim 50-vjeçari në Tiranë

26
Sigal

Një 50-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për posedim të armëve dhe municioneve luftarake.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet D. V., 50 vjeç, banues në fshatin Vilëz, Zall Bastar.

NJOFTIMI I POLICISE

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, angazhim maksimal në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i posedojnë ato.

Sekuestrohen granata, krehra pistolete dhe kallashnikovi, municion luftarak, pistoletë dhe një kapuç si maskë. Shpallet në kërkim 50-vjeçari që i mbante ato në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në fshatin Vilëz, një shtetas mbante armë shpërthyese dhe sende të tjera të paligjshme, në banesë, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. V., 50 vjeç, banues në fshatin Vilëz, Zall Bastar. Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, katër granata, krehra pistolete, krehra kallashnikovi dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte ky shtetas.

Vijon puna për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.