Sekuestrohen 30 kilogram heroinë në Elbasan, tre persona në pranga

335
Sigal

Policia e Elbasanit ka sekuestruar sot 30 kilogram heroinë.

Tre persona, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije, janë arrestuar nga policia.

Mësohet se në operacion është përfshirë Drejtoria e Policisë së Elbasanit nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit.

Droga dyshohet se vinte nga Turqia dhe si destinacion final kishte Greqinë.

Të tjera detaje lidhur me operacionin pritet të zbulohen në orët në vijim.