Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko parashikon çmime të larta gjatë dy viteve të ardhshme në vendin tonë. Sejko tha se ekonomia botërore po përballet me çmime të larta dhe kjo të reflektohet edhe në Shqipëri.
“Do ketë goditje të ofertës dhe kërkesës në ekonominë shqiptare, në dy vite inflacioni do jetë mbi 3%. Çmimet do të jenë të larta për 2022 e 2023 dhe do të gërryejnë fuqinë blerëse të konsumatorëve.”-tha Sejko.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë u shpreh se për shkak të luftës në Ukrainë, ekonomia shqiptare do të ketë ritme më të ngadalta të rritjes.
“Inflacioni do luhatet nga 5 deri në 6% në vitin 2022 dhe do të ketë rënie në 2023. Norma bazë e interesit do të jetë 1%, do të reflektohet pas 2 tremujorësh“, tha Sejko.






















