Sazani prej katër ditësh i rrethuar nga flakët, Greqia na vjen në ndihmë me një avion Canadair

152
Sigal

Greqia na ka ardhur në ndihmë për shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm, Greqia ka sjellë një avion tip Canadair CL 415 për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit nga ajri.

Sipas ministrit, ekspertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri por puna e forcave në terren mbetet thelbësore.

Postimi i Peleshit:

Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan. Ekspertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm.

Avioni Canadair CL-415 është projektuar posaçërisht për shuarjen e zjarrit nga ajri, por ai mund të kryejë edhe role të tjera të ndryshme, të tilla si kërkim-shpëtimi dhe transporti.